Kalo te përmbajtja

2 min lexim

Kontrollo dhe menaxho shpenzimet e fëmijëve të tu me kartat POK

Revolucioni i pagesave digjitale ka bërë që mosha e atyre që bëjnë pagesa online ose e atyre që zgjedhin të paguajnë me forma si Apple Pay dhe Google Pay të jetë gjithmonë në ulje. Sipas studimeve më të fundit të OECD-së (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik), rreth 60% e individëve të moshës 15 vjeç kanë sot një llogari financiare ose një kartë pagese dhe mbi 85% e tyre kanë kryer të paktën një blerje online në 12 muajt e fundit.

Në një ndryshim të tillë, sa ekonomik, aq edhe shoqëror, një pyetje e rëndësishme është në mendjen e çdo prindi: Si mundem, në të njëjtën kohë, ta edukoj fëmijën tim dhe të kem kontroll të plotë mbi shpenzimet e tij?

Përgjigjja që ofron POK janë kartat POK Visa, të cilave një përdorues mund t’u vendosë limite specifike, në këtë rast prindi për fëmijët. Falë POK, ai mund t’i krijojë secilit prej fëmijëve të tij një kartë digjitale, me limite shpenzimi të personalizuara.

Kjo do të thotë që, nga aplikacioni POK, një prind mund t’i japë fëmijës së tij një kartë që ka:

limite ditore apo mujore shpenzimi

limite mbi tipologjitë e industrive ku kjo kartë mund të përdoret (kancelari, librari, restorante etj.)

si dhe limite te tregtarë specifikë

Këto limite janë dizajnuar që, njëkohësisht, t’u lejojnë fëmijëve të kryejnë shpenzimet e tyre të nevojshme dhe t’i mësojnë të bëjnë zgjedhje financiare më të zgjuara.

Falë këtij shërbimi, prindërit mund të shohin në kohë reale se ku fëmijët e tyre kryejnë një pagesë dhe të informohen kështu për zgjedhjet e tyre. Nga POK, ata mund të vendosin t’i lejojnë të vazhdojnë të shpenzojnë në atë biznes specifik ose të krijojnë dhe vendosin një limit të ri.

Për t’i bërë pagesat digjitale akoma më të thjeshta dhe të sigurta, siç u përmend edhe më sipër, kartat POK mund të shtohen lehtësisht në Apple Wallet ose Google Wallet dhe të përdoren nga fëmijët direkt nga telefoni i tyre ose një smartwatch, duke shmangur nevojën për të mbajtur me vete një kartë fizike ose para cash.

Nga të njëjtat raporte të OECD-së, është vënë re se fëmijët që marrin më shumë edukim financiar kanë edhe më shumë përgjegjësi financiare. Rreth 72% janë parë të kursejnë më shumë dhe gjysma e tyre vendosin të krahasojnë çmimet para se të kryejnë një blerje, rezultate që nuk shihen te bashkëmoshatarët e tyre që kanë një nivel më të ulët edukimi financiar.

Limitet që vendos me kartat POK Visa janë tërësisht të modifikueshme, deri në detaje, për t’iu përshtatur më mirë moshës dhe nevojave të fëmijëve, si dhe dëshirave të prindërve që duan t’i pajisin fëmijët e tyre me një kartë të tillë dhe të fillojnë t’u mësojnë më shumë rreth edukimit financiar.

Teksa ata bëhen pjesë e ekonomisë dhe e rrymave socio-ekonomike globale, falë POK, prindërit ruajnë gjithmonë kontroll të plotë.

Paratë e tua, rregullat e tua!