Kalo te përmbajtja

1 min lexim

Dërgo para në çdo kartë Visa me POK

Dërgo para në kohë reale, në çdo kartë Visa, në Shqipëri dhe jashtë saj.

POK prezanton një nga shërbimet më të kërkuara dhe inovative të momentit: Visa Direct mënyra më e shpejtë, më e thjeshtë dhe më e sigurt për të dërguar para drejt e në çdo kartë Visa, kudo në botë.

Në një kohë kur nevoja për transferta të menjëhershme parash është gjithnjë e më e madhe, POK vjen me një zgjidhje ideale. Me Visa Direct, përdoruesit e aplikacionit POK mund të bëjnë transfertë parash drejt në çdo kartë Visa, vetëm duke futur të dhënat e kartës së përfituesit, pa pasur nevojë për IBAN, pa vonesa dhe pa komisione të fshehura.

Si funksionon?

Hyn në aplikacionin POK, zgjedh “Dërgo para” me Visa Direct, vendos numrin e kartës Visa të marrësit, shkruan shumën që dëshiron të dërgosh, konfirmon dhe mbaron! Transferta përpunohet brenda pak sekondave.

Shërbimi është i disponueshëm 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, pa asnjë kufizim kohe apo zone.

Kur të nevojitet Visa Direct?

Për të ndihmuar një të afërm jashtë vendit, për të dërguar pagesa të shpejta tek fëmijët që studiojnë, për raste emergjente etj.

Shkarko aplikacionin POK, regjistrohu falas dhe përfito nga të gjitha mundësitë e pagesave digjitale që të sjellin më pranë të dashurve të tu, kudo që ndodhen.